Makina e braktisur prej 40 vitesh del në shitje, nuk do të besoni sa është çmimi i saj! [Foto]


aston1 aston2 aston3 aston4 aston5 aston6 aston7 aston8 Një Aston Martin e vjetër pritet që të shitet më shumë se 500 mijë dollarë pavarësisht se është “varrosur” pjesërisht në gjethe, pasi është lënë mes druve për më tepër se 40 vjet.

Kjo ishte një ndër makinat e para, e cila ka konkurruar makina sportive si Ferrari dhe Maserati, por për fat të keq kjo makinë nuk ka lëvizur fare pothuajse për gjysmë shekulli. Makina është prodhuar në Britaninë e Madhe në vitin 1960 dhe pastaj është dërguar në SHBA, ku është regjistruar.

Në fillim të viteve 1970 ajo ishte parkuar jashtë në shtëpinë e pronarit në Massachusetts, ku qëndroi deri në kohët e fundit. Gjatë pesë dekadave të fundit, gjendja e makinës është përkeqësuar pasi ishte e rrethuar me pemë, ndërsa rrotat e saj janë ndryshkur nga gjethet. Kjo makinë e veçantë do të shitet më 18 janar me një çmim që varion nga 500 mijë deri në 585 mijë dollarë.

Makina do të restaurohet dhe do të jetë e gatshme për përdorim, ndërsa kërkesat për ta kthyer atë sërish në rrugë janë të shumta./joq/

Teknologji – Origjinale


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close