Studentët: Nëse reforma kalon nisim grevën


loading...

Arsimi i Lartë

Ditën e mërkurë të rinjtë e UT-së, protestë nga korpusi drejt Kuvendit

PROTESTA-E-STUDENTEVE-02_2Nën moton “Rezistenca vazhdon! Reforma nuk kalon!”, studentë të universiteteve publike në Tiranë, janë të vendosur që të bindin MAS, qoftë me argumente apo qoftë me forcë, që të rishikojë projektligjin e ri të arsimit të lartë. Për këtë arsye studentët, pjesë e lëvizjes “Për universitetin” do t’i rikthehen protestës ditën e mërkurë, kur pritet që projektligji të diskutohet nga Komisioni i Medias dhe Arsimit, në Parlament. Sipas informacioneve nga të rinjtë e angazhuar në këtë nismë, ditën e mërkurë protesta do të nisë nga korpusi për të vijuar përpara Kuvendit të Shqipërisë, nga i cili presin të reagojë kreu i Kuvendit, Ilir Meta, të cilit i është dërguar prej ditësh peticioni, ku argumentohen arsyet pse ligji i ri nuk duhet miratuar nga ky institucion. “Të vendosur dhe të bashkuar rreth kauzës së drejtë për mbrojtjen e universitetit publik nga efektet shkatërrimtare të re(sh)formës në arsimin e lartë, universitarët dalin sërish në protestë! Kjo reformë abuzon me fondet publike për universitetin duke ua falur bizneseve universitare private. Kjo reformë është klienteliste dhe tregtarizuese dhe si e tillë duhet ndaluar! Lëvizja ‘Për Universitetin’ u qëndron edhe më fort parimeve të saj: Jo rritjes së tarifave! Arsim publik falas! Jo ndarjes së fondeve publike me universitetet private! Rritje e shpenzimeve shtetërore për universitetet publike! Jo burokratizimit të mëtejshëm të universitetit! Demokraci pjesëmarrëse universitare! Jo kthimit të dijes në mall! Universitet si vatër e arsyes kritike! U bëjmë thirrje të gjithë studentëve, profesorëve, gjimnazistëve, familjarëve, fqinjëve, të bashkohen në marshimin protestues kundër kalimit të reformës dhe për arsim publik falas!”, shprehen studentë, të Universitetit të Tiranës, njëherësh anëtarë të lëvizjes “Për universitetin”. Sipas tyre, kjo reformë i prek të gjithë, studentët e sotëm dhe të nesërm, të ardhurat familjare dhe ekonominë e vendit dhe mbi të gjitha shkatërron çdo dimension publik dhe të lirë të vatrës së inteligjencës shoqërore: universitetin! “Marshimi protestues i së mërkurës synon që përmes pjesëmarrjes sa më të gjerë t’i tregojë qeverisë se përshkallëzimi është i pashmangshëm në rast se tentohet kalimi parlamentar i reformës! Universitetin universitarëve, as privatëve, as pushtetarëve! Studentët i kërkojnë ministres së Arsimit të japë dorëheqjen nëse reforma kalon ose përndryshe kërcënojnë se nëse kërkesat e tyre nuk do të konsiderohen as nga Ministria e Arsimit dhe as nga Kuvendi i Shqipërisë do të hyjnë në grevë urie. Mirëpo, ndërsa studentë e pedagogë, të organizuar në Forumin për Liri Akademike protestojnë dhe kërkojnë me këmbëngulje ballafaqim të projektligjit të dërguar në qeveri me atë që u është dorëzuar atyre, me pretendimin se janë dy të ndryshëm, Ministria e Arsimit, në një letër drejtuar universiteteve nuk reflekton tërheqje, përkundrazi. “Rritja e autonomisë së universiteteve në menaxhimin e burimeve financiare, në përcaktimin e kuotave dhe tarifave, si dhe risitë që ligji i ri sjell në shumëllojshmërinë e financimit të universiteteve, por edhe impenjimi i kësaj qeverie për të shtuar financimet në arsim dhe për të stimuluar donatorët, do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të kushteve të studimit për studentët, me objektivin e përgatitjes së specialistëve cilësorë për vendin. Kjo është ajo që kjo reformë synon të arrijë dhe që duam ta bëjmë realitet edhe me ndihmën e mbështetjen tuaj, kjo është dhe arsyeja themelore pse në qendër të saj është studenti dhe e ardhmja e tij”, shkruan ministrja e Arsimit. Sh.Mezini

Ky shkrim Studentët: Nëse reforma kalon nisim grevën u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.

Gazeta SHQIP Online » Sociale


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close