Shqipëria prezantohet në Panairin e Utrecht, Holandë


loading...

Shqipëria për herë të parë është pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit në “Vakantiebeurs” Utrecht  (Hollande), që zhvillohet nga data  10-15 Janar.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është prezantimi i paketave turistike përballë turistëve, në një nga tregjet më të mëdha në botë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre, siç është ai holandez ( i 5-ti pas Gjermanisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës). Në fokus të veçantë janë kontaktet biznes- biznes (B2B ) dhe biznes- konsumator (B2C), mes Shqipërisë dhe Holandës.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në  bashkëpunim me Ambasadën tonë në Hollandë, prezanton Shqipërinë turistike bashkë me 3 turë operatorë turistikë (Discover Albania, Tours Albania & Balkans dhe Sondor Travel, të cilët në bazë të një agjende, do të asistohen në takime të ndryshme, të organizuara nga përfaqësia jonë diplomatike në Holandë.

Gjithashtu, gjatë ditëve të këtij panairi është parashikuar edhe një forum biznesi dhe takime me investitorë të ndryshëm, ku Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA, do të shpalosë potencialet për investime që ka Shqipëria, jo vetëm në fushën e turizmit, por edhe në sektorë të tjerë.

 

10  janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Sociale – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close