Magjistari e qëllon veten në gojë, por i ndodhi dicka e papritur (VIDEO)


loading...

David Blaine, një magjistar shumë i njohur amerikan, e ka provuar një marifet njëmend të rrezikshëm, pra ta ndalë plumbin me dhëmbë
Provën e ka bërë para publikut të Grand Garden Arena të Las Vegasit: magjistari i famshëm amerikan Dav Blaine e ka qëlluar veten në gojë me një pushkë të kalibrit 22, me qëllim që ta ndalë plumbin me dhëmbë.
David e mban mes dhëmbëve një kupëz metali për ta ndalur plumbin dhe në gojë ka një mbrojtje speciale, përcjell në shqip Gazeta Express. Por, me këtë marifet, të cilin ai e ka provuar vetëm tri herë, ka shkuar diçka keq: mbrojtja është thyer dhe plumbi e ka plagosur.
David, në të vërtetë, pas të shtënës, ka filluar të lëvizë me vështirësi. Më pas ka treguar se në ato çaste kishte menduar se kishte vdekur përnjëmend.
Në të vërtetë, shkruan Gazeta Express, ai ka shpëtuar me vetëm një plagë në gojë dhe ka dashur ta përsërisë provën. Këtë herë me një mbrojtje më të fortë

Argëtim – Origjinale


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close