Gripi, orët e mësimit në shkolla do të zëvendësohen në mars


Ministria e Arsimit ka njoftuar se zëvendësimi i orëve të mësimit, të cilat janë humbur gjatë periudhës së pezullimit për shkak të gripit dhe të motit të keq, do të bëhet në muajin mars.

Drejtoresha e arsimit parauniversitar, Zamira Gjini, ka deklaruar se nxënësit do të zhvillojnë 2-3 orë mësimi më sumë dhe shtoi se situata po menaxhohet nga ministria e Arsimit.

“Në muajin mars nis zëvendësimi i orëve të humbura mësimore. Nxënësit do zhvillojnë 2-3 orë më shumë mësim në ditë. Nuk ka asnjë gjë për t`u shqetësuar, situata do të menaxhohet dhe po menaxhiohet me sukses nga ministria e Arsimit”

Mëherët, me urdhër të ministrisë së Arsimit, shkollat, çerdhet, kopshtet dhe universitet janë mbyllur për shkak të situatës gripale në vend dhe motit të keq.

Urdhri për mbylljen e shkollave është dhënë deri në datën 16 janar, por kjo do të varet edhe nga situata e motit.

9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Sociale – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close