Viti 2017 mbërrin në Zelandën e Re


1483184738_foto1Viti i Ri erdhi në Zelandën e Re. Në Auckland, spektakli i fishekzjarrëve ka nisur, ndërsa mijëra vetë festojnë ndërrimin e viteve.

Ndër vendet e para në botë që kanë hyrë tashmë në vitin 2017, janë ishujt e Kiribatit dhe Samoas dhe pas tyre po bëhen gati të festojë dhe Australia, e më pas Japonia.

Ndër vendet e fundit që festojnë janë ishujt Hauai. Në Australi ku festohet pas gati dy orësh, autoritetet po bëhen gati ta presin natën e ndërrimit të viteve nën masa tepër të larta sigurie. Në Sidnej, mëse 2 mijë policë po patrullojnë zonën bregdetare pas një serie kontrollesh antiterror.

Një 40 vjeçar u arrestua më herët në aeroportin e Sidnejit për shkak se kishte kërcënuar online për sulme gjatë festimeve të vitit të ri.

Mëse 1 milionë e gjysmë persona pritet të mblidhen për të parë shfaqjen e hedhjes së 7 tonë  fishekzjarreve.

31 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Botë – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close