Opozita e Bashkuar/ Basha: Zgjedhjet në rrezik nga krimi, blerja e votës dhe narko-trafiku


loading...

bashaaaa

Opozita e Bashkuar e udhëhequr nga PD-ja, ka dalë në një qëndrim se zgjedhjet janë në rrezik si pasojë e krimit, shitje-blerjes së votës, si pasojë e varfërisë, si pasojë e kthimit të vendit në një parajsë të narko-trafikut.

Deklaratën e ka bërë kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili pas takimit me partitë opozitare në Parlament, ka bërë të ditur se “ kohë më nuk ka; çështje më të rëndësishme për shqiptarët nuk ka dhe opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin për reformën zgjedhore”.

“Kemi mbajtur një takim të opozitës parlamentare pas një koordinimi paraprak të opozitës parlamentare dhe partiake dhe kemi rastin të konfirmojmë qëndrimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, – tha Basha. – Qëndrimi i unifikuar i opozitës, i opozitës parlamentare është se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët – por qytetarët. Nuk mund të vendosë varfëria dhe korrupsioni qeveritar përmes shitblerjes së votave – por drejtësia.

Zgjedhjet janë në rrezik. Janë për shkak të korrupsionit, moszbatimit të ligjit të dekriminalizmit, kthimit të Shqipërisë në parajsë të narkotrafikut, mosgarantimit të votës së qytetarëve.

Për këtë opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit 2016 dhe Edi Rama i ka sabotuar ato përpjekje. Sot kemi rënë dakord për një platformë që është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në thelb të saj është se zgjedhjet nuk do t’i vendosin kriminelët, por qytetarët e jo varfëria përmes shitblerjes së votës.

Rikonfirmojmë votimin dhe numërimin elektronik; zbardhjen e financimit të partive; mospërdorimin e resurseve të shtetit në kundërshtim me ligjin dhe të gjitha aspektet e tjera për të cilat jeni informuar.

E reja është se kohë më nuk ka; çështje më të rëndësishme për shqiptarët nuk ka dhe opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin për reformën zgjedhore, për qytetarët dhe jo kriminelët.

Çdo akt tjetër, çdo veprim tjetër, është sekondar para garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Problem numër një janë zgjedhjet dhe gjithë fokusi ynë aksioni ynë brenda dhe jashtë parlamentit është për të diktuar, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne besojmë se shqiptarët si shumicë dërrmuese, me përjashtim të disa kriminelëve dhe pushtetarëve të korruptuar, do të bashkohen me këtë axhendë. Duam që qeverisjen e ardhshme ta diktojë, jo krimi, po qytetarët.”

civitas.al » Politikë


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close