Nishani pritje me gazetarët: Jeni target i sfidave të ndryshme


presidenti-nishani-pritja

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, ka mbledhur mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave përfaqësues të mediave në vend, por edhe nga Kosova e Maqedonia. Në pritjen e organizuar për mediat, Presidenti Nishani ka theksuar rëndësinë e pushtetit të medias në jetën politike e sociale të vendit, duke u shprehur se sfidat me të cilat përballet media janë nga më të ndryshmet.

“Ju shpreh falënderimet për këtë punë dhe kontribut të madh që jepni për shoqërinë, qytetarët dhe shtetit. Gjej rastin të uroj një vit sa më të mbarë, me dinamikën që ju karakterizon, dhe me produktin shumë të rëndësishëm që realiteti shqiptar, qytetarët shqiptarë, jeta politike e sociale, e përditshmja e të gjithë aktorëve të shoqërisë pret nga bota e medias.

Presidenti i Republikës nuk është një pushtet, është një institucion, juve jeni një pushtet. Dhe duke qenë një pushtet keni kontribute të jashtëzakonshme në kontekstin e të qenit një pushtet, ashtu siç keni edhe përgjegjësitë e mëdha në raport me shoqërinë. Ashtu siç meritoni të keni edhe vlerësimet në kontekstin e të qenit një pushtet.

Duke qenë një pushtet, mbeteni edhe një target i sfidave të ndryshme, si çdo pushtet tjetër. Edhe ju atakoheni, tentojnë që disa të bëhen pjesë e pushtetit të medias, për të deformuar herë herë pjesë të pushtit të medias. I gjithë ky angazhim i juaji është në syrin, veshin e mendjen në tërësi të opinionit.

Si kudo në botë, dimensioni i medias, ka dimensionin e madh të orientimit të shoqërisë. Një shoqëri është me fat kur pushteti i medias, udhëhoqët dhe në tërësinë e tij përbëhet nga njerëz profesionistë, që besojnë në vlerat e lirisë, kontribuojnë në konsolidimin e vlerave të demokracisë, dhe ruajnë vlerat e integriteti që duhet të ketë një shoqëri”, u shpreh Presidenti Nishani.

civitas.al » Politikë


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close