Hakerat serbë sulmojnë Ambasadën e Shqipërisë (Video)


amba

“Hakerat serbë nga Kosova dhe Metohija”, kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter, të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Faqja e Ambasadës Shqiptare është sulmuar gjatë ditës së sotme duke vendosur fotografi me mbishkrime se “Kosova është Serbi”, por pas disa minutave faqja e sulmuar është marrë nën kontroll prapë, raportojnë mediat në Kosovë.

Në njoftimin e hakerave serbë përmes një video të publikuar në Youtube shkruan se “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetëshpallura në vendin tonë historik”.

Sulmi i tyre është thirrur “në mbrojtjen e miqve të tyre tradicional francez nga trajtimet shqiptare ndaj francezëve dhe ambasadave të tyre” si dhe për të mbrojtur institucionet franceze në sundimin e drejtësisë.

Sulmi vjen pasi një ditë më parë një grup hakerësh të quajtur “Anonymous Albania”, kanë paralajmëruar sulme virtuale ndaj Qeverisë franceze, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë.

civitas.al » Politikë


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close