`Corriere della Sera` zbulon planin e Veliajt, për ti marrë postin Ramës


edi-rama-dhe-erion-veliaj

Më 13 Dhjetor të vitit që shkoi gjatë një takimi me përfaqësues së Bankës Botërore, Edi Rama deklaroi me plotë gojë se; “Askush nuk e vë në dyshim se ky projekt do të mbyllet gjatë mandatit tim të dytë dhe askush nuk e vë në dyshim se do të jem unë Kryeministër edhe për një mandat”. Pra Rama e ka ndarë mendjen pavarësisht ambicies së kreut të LSI-së Ilir Meta që të provojë edhe njëherë drejtimin e vendit nga karrigia kryeministrore, që do të jetë aty deri në vitin 2021.

Por përveç dëshirës së Metës, duket se nuk mendon kështu edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili në rrethet e tija të ngushta nuk e fsheh fare ambicien, për të kapur postin e të parit të qeverisë së majtë. Gazeta e madhe italiane “Corriere della Sera”, ditën e djeshme në versionin print dhe atë online i ka kushtuar një shkrim të gjatë miratimit të planit rregullues të Tiranës. Nuk dihet nëse ky shkrim optimist është sponsorizuar nga Veliaj, pas zhurmës dhe kritikave të forta nga specialistë shqiptarë dhe të huaj që akuzojnë kryetarin e bashkisë se nëpërmjet tij po realizon interesa klienteliste të një grupi ndërtuesish, por gjithsesi mes rreshtave gazeta italiane ka dalë “pa pritur” nga tema dhe ka nënvizuar ambicien e jetës të Erion Veliajt; atë për ti zënë vendin Edi Ramës kryeministër.

“Plani i riorganizimit (edhe konceptual) i kryeqytetit të quajtur “Tirana 2030”, përfshin edhe lidhjet me aeroportin e vetëm të vendit dhe portin e Durrësit, transportin dhe shërbimet publike, zonat e gjelbra dhe korridoret ekologjike, ky i fundit kaq shumë i dëshiruar nga Erion Veliaj, ish ministri i qeverisë Rama, tani kryebashkiaku i qytetit, që pretendon të kthehet në qeveri si kryeministër”, shkruan gazeta “Corriere della Sera”. Siç duket edhe nga ky shkrim synimi dhe plani i Erion Velisë për ti zënë vendin Edi Ramës, ka kaluar kufijtë dhe ka mbërritur deri në redaksinë e një prej mediave më të mëdha në Europë. Ose-ose është vetë Veliaj, që në një shkrim historiko-teknik për urbanistikën e kryeqytetit tonë, ka “inflirtuar” fjalinë, ku tregohet qartë synimi i tij madhor për të kryesuar qeverinë e Rilindjes.

civitas.al » Politikë


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close