Nuk ka krahë por punon, gatuan dhe e ushqen nënën e tij të moshuar


loading...

Një bujk 48 vjeçar nga Chongqing, Kinë i cili humbi krahët e tij në një aksident kur ishte i ri, ka pushtuar mediat kineze këtë javë pasi historia e tij prekëse tërhoqi vëmendjen e popullit kinez.
Chen Xingyin humbi krahët e tij gjatë një aksidenti elektrik kur ishte vetëm 7 vjeç. Pavarësisht se nuk ka krahë, ai ka bërë më të mirën e mundshme për të mbetur gjallë.

Ai mund t’i bëjë shumicën e punëve të tij, duke përfshirë bujqësinë, gatimin dhe ushqyerjen e dhive të familjes, transmeton Gazeta Express.

Chen është djali më i ri i një familje gjashtë anëtarëshe. Prej vitit 2014, ai është kujdesur për nënën e tij 88 vjeçare, e cila filloi të vuante nga bronkiti pesë vite më parë. Ai gatuan asaj tre ushqime në ditë dhe e ushqen atë.

Chen ruan gjithashtu më shumë se 20 dhi. Çdo pasdite në ora 15:00, ai nxjerr tufën e tij për të kullotur. Frymëzimi nga ajo që Chen bën dhe përkushtimi ndaj nënës, e ka bërë atë një njeri të famshëm në këtë vend, duke u bërë një model për shumë njerëz jo vetëm në Kinë por edhe në botë.

“Edhe pse ai nuk ka krahë, ai punon më shpejt se shumica e njerëzve”, tha një fshatar. Përgjatë viteve, Chen është mësuar që t’i lajë enët me këmbë, të gatuaj me këmbë dhe më shumë.

Tani, pothuajse asnjë detyrë nuk është e vështirë për të. Historia prekëse e Chen ka emocionuar të gjithë

armlessman-13_1483645454-2395903

Lajme – Origjinale


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close