Jaguari i ikën policisë, përplaset me një tjetër mjet


loading...

polNjë mjet tip “Jaguar” nuk u është bindur urdhrave të Policisë së Shtetit dhe në përpjekje për t’u larguar është përplasur me një tjetër makinë në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të premtes në qendër të qytetit të Sarandës.

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, në automjet ndodheshin tre persona së bashku me drejtuesin.

Ky i fundit, në momentin kur policia i ka bërë me shenjë të ndalojë, ka shtuar shpejtësinë.

Automjetet e policisë i janë vënë nga pas dhe në përpjekje për t’u ikur, “Jaguari” është përplasur me një tjetër makinë.

Drejtuesi dhe dy personat e tjerë kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë.

Policia ka identifikuar drejtuesin, që sipas njoftimit është shtetasi me inicialet E.G..

Ai është shpallur në kërkim nga uniformat blu që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes./TCH

Kronika – Gazeta Mapo


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close