“Kosova ka të drejtën e vetëvendosjes”. Deklarata e Putin, shkakton tërmet në Serbi


loading...

putin_2836730b

Intervista e presidentit rus, Vladimir Putin dhënë të përditshmes më të lexuar gjermane “BILD” ka shkaktuar tërmet në opinionin publik serb.

Disa media serbe kanë shkruar për deklaratat e Putin se Kosova ka pas të drejtën e vetëvendosjes njëjtë sikur edhe Krimea. Agjencia e Lajmeve B92 ka shkruar një artikull, ku citohet Putini, duke thënë se populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes.

Menjëherë pas publikimit kanë shpërthyer komente të ndryshme të lexuesve serb. Ata kanë dalë hapur kundër Putinit, por edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Aleksander Vuçiç.

Njëri nga komentuesit ka shkruar se Putini me këtë deklaratë është duke përgatitur rrugën për njohjen e Kosovës. “Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putini përgatit rrugën për njohjen e Kosovës”, ka shkruar ai.

Një tjetër komentues ka shkruar se Koshtunica nuk është fajtori kryesor, tashmë e kemi një të ri: Putinin.

“Për mua është njëjtë… Më duken qesharake komentet, si: “Putin, të duam”!, “Putin, Serbia është me ty”!. Të gjithë janë të njëjtë: interes, interes. Putinit s’i ‘kërcet’ për neve, bile as rusët nuk çmenden pas nesh…”, ka shkruar një serb tjetër i pikëlluar me atë çfarë ka lexuar sot ne mediat serbe, transmeton republika.nfo.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane, BILD, Vladimir Putin përmendi pavarësinë e Kosovës. Putin përsëri e quan pavarësinë e Kosovës ligjore dhe të justifikuar, në mbrojtje të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

civitas.al » Bota


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close