Festat e fundvitit, pezullohen lejet shpërblyese për të dënuarit


burgu_3Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pezullon lejet shpërblyese dhe të veçanta për të gjithë të dënuarit, duke u hequr mundësinë një numri të konsiderueshëm personash të privuar nga liria, që të shijojnë festat e fundvitit në familjet e tyre.

Urdhri që mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Miklovan Kopani është i datës 20 dhjetor dhe efektet e tij do të zgjasin për një periudhë të pacaktuar, deri në një urdhër të dytë.

“Lejet e planifikuara për periudhën e fundvitit për të dënuarit, të planifikohen për vitin 2017. Lista e planifikimit me dokumentacionin përkatës për secilin të dënuar të përcillet në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Bordi i lejeve shpërblyese në të gjithë IEVP të informojë personat me liri të kufizuar të cilëve iu është miratuar leja mbi ndryshimin e periudhës së kësaj leje”, thuhet në urdhrin e Kopanit. Numri një i dikasterit qendror të Burgjeve, paralajmëron vartësit se nëse shkelin urdhrin do të mbajnë përgjegjësi administrative.

Pezullimi i lejeve sipas zyrtarëve të burgjeve është një masë e përkohshme, që merret për arsye sigurie si dhe për të shmangur ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, pasi ka patur jo pak raste kur të dënuar të dalë nga burgu me leje, janë ekzekutuar nga kundërshtarët e tyre.

23 dhjetor 2016 (gazeta-shqip.com)

Aktualitet – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close