Shembet ura në Kolumbi, 11 të vdekur dhe 14 të plagosur


Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur kur një urë e famshme plot me turistë është shembur në një zonë rurale në Kolumbinë qendrore. Ngjarja ka ndodhur pranë Villavicenio, mbi lumin Guatiqua, 75 km në jug-lindje të kryeqytetit Bogota. Një atraksion i madh turistik, ura, sipas autoriteteve mund të jetë shembur për shkak të mbipopullimit të turmave në ditët e fundit të pushimeve.

Funksionarët lokalë, pohojnë që bilanci i viktimave mund të rritet, sepse frakturat e pësuara nga personat e rrëzuar në një thellësi prej 80 metrash, janë rëndë. Autoritetet thonë se mes viktimave janë edhe pesë adoleshentë dhe dy të mitur. Autoritetet e Villavicenios, i kanë kërkuar popullatës të shkojnë në spital për të dhuruar gjak për të lënduarit e incidentit. Sipas shefit të Mbrojtjes Civile, Juan Carlos Guzman, “duhet gjak i çfarëdo grupi edhe për katër fëmijë mes 5 dhe 12 vjeç që kanë mbijetuar nga rënia”.

10 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Botë – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close