Itali, operohet kryeministri Paolo Gentilioni


Kryeministri italian Paolo Gentilioni i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale në spitalin “Gemelli” të Romës, që ka përfunduar me sukses.

Mediat italiane aportojnë se kryeministri ndodhet aktualisht në repatin e terapisë intensive të pavionit të Kardiologjisë dhe do të qëndrojë për disa ditë i shtruar në spital.

Kryeminstri italian është ndjerë keq një natë më parë gjatë rikthimit të tij nga Parisi, ku u takua me Presidentin francez, François Hollande.

Operacioni koronar arterial të cilit iu nënshtrua Kryeministri italian, është kryer me teknikën angioplastike periferike në venat e gjakut të gjymtyrëve të poshtme dhe me anestezi lokale.

Ndërkohë që është anuluar takimi tij i programuar gjatë ditës së nesërme në Londër me kryeminstren britanike, Theresa May.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Botë – Gazeta SHQIP Online


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close