Asteroidi gjigant kaloi dje shumë afër Tokës, por rrezikon të rikthehet sërish


Një asteroid me madhësinë e një ndërtese 10-katëshe kaloi pranë Tokës ditën e djeshme në gjysmën e distancës së largësisë së hënës nga planeti ynë.
Asteroidi i quajtur 2017 AG13, i cili ka një orbitë eliptike, ishte dalluar ditën e martë nga vëzhguesit qiellorë të Universitetit të Arizonës.

Diametri i tij shkon deri në 34 m dhe kur kaloi afër Tokës po lëvizte me shpejtësinë 16 km/s.

Ai do i afrohet sërish planetit tonë në datën 28 dhjetor 2017, por më parë duhet të kalojmë rrezikun e 38 të tjerëve që pritet t’i afrohen Tokës këtë muaj, sipas parashikimeve të NASA-s.

Për vite të tëra shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë zgjidhjen e problemit nëse një asteroid do godiste Tokën pa e ditur askush.

Tashmë Shtëpia e Bardhë ka lançuar një dokument zyrtar ku përshkruhet plani nëse kjo gjë ndodh.
0000d1f800000cb2-4103170-image-a-29-1483989698881_1484055178-9686360

Lajme – Origjinale


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close