Zbardhet debati mes Edi Ramës dhe malësorit të eksituar


loading...
14344290_10154020442996523_4158568887490785080_n

Në foto: Kryeministri Edi Rama duke tentuar një puthje franceze

Përshëndetje të dashtun punonjës të kërpudhave mediatike.

Unë, Falma Fshazi, në cilësinë e drejtoreshës së qendrës kërpudhore COD, dua t’iu informoj në lidhje me debatin që kryeministri im, kryeministri jot, kryeministri i Qifit, i Bleonës etj, zhvilloi sot në Malësinë e Madhe.

Fatkeqësisht pati shumë keqdashje në media mbi këtë debat, por vallë a nuk ndodhi kështu dhe me Migjenin e Madh? A nuk shpifën kështu dhe për Puff Daddy-n kur qeverinë e drejtonte Pandi?

Më poshtë e gjeni të zbardhun  debatin shkencor, që zhvilloi sot kryeministri im, kryeministri jot, kryeministri i Qifit, Fetie Kasës, Fitnete Tudës etj.

DEBATI:

Rama: Tani, ne nuk kemi bërë as edhe një gabim. Fjalën dështim nuk e njohim. Kshuqë, me rradhë mikrofonin dhe na i numëroni këtu, tani, pa asnjë lloj rezerve të gjitha sukseset tona dhe sesi kjo qeveri ua ka bërë jetesën më të bukur. Kujdes, zgjidhini fjalët, që edhe të kuptohemi se unë shqip di se më ka mësuar Aneta po edhe ndodh që të mos verremi vesh. Urdho fol ti xhaje i pari meqënëse je xhaje. Fillo.

Xhaja: Unë në fakt, doja të shtroja problemin…

Rama: Xhaje, e lame që s’ka asnjë problem…

Xhaja: Po. Më fal. Unë nuk kam pse qahem në fakt se e kam gjithnjë lart dhe për marshalla. Nuk bëj asgjë, si kur rri në shpi bashkë me gruan, si kur dal kthej ndonjë gotë me burrat e fshatit, po njëlloj lart. Çdo muaj vijnë k’ta ma masin, për t’u ulur jo e jo po sa vjen dhe rritet. Tani unë nuk e di zoti Kryeministër, ma shpjego ti k’të punë se unë s’di ç’të them. Nuk them është keq po dhe kaq të ngritur s’më ka bërë vaki ta kem patur herë të tjera. Kam patur ulje-ngritje në kohën e PD-së po tani vetëm ngritje dhe përsëris, jo se është keq se ky sukses është po që…s’përballohet zoti Kryeministër, unë vetëm me gruan jam në shtëpi. Këtë probl…më fal, k’të sukses në fakt e kanë dhe k’ta zotërinjtë e tjerë, të urdhërojnë të flasin dhe ata po të duan.

Rama: Jeni msuar me qeverinë e kalume xhaje, që ua mbante ul gjithmonë. Të falenderoj që e ndave me ne suksesin. Objektivi ynë që në fillim ky ka qënë, që t’ua ngremë sa më shumë sepse sa më lart të jetë, aq më të kënaqur qytetarët, fjala bie ti, gruaja jote, fqinji, fqinja e me rradhë. Në moshën tënde xhaje është normale të jetë ca e papërballueshme po ne nuk punojmë vetëm për ju, punojmë edhe për këta të rinjtë. Ja të dëgjojmë ndonjë nga brezi i ri, dorëzoje mikrofonin.

(Xhaja pa mikrofon): Ore e kuptoi ky që ja kisha për çmimin e energjisë unë apo jo?!

 

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close