WOW – Ekskluzive / Zbulohet letra kërcënuese që tronditi Edi Ramën


loading...
12003937_10153211362831523_4631555935283778298_n

Në foto: I kërcënuari, i denigruari, ruaje Zot


Në redaksinë tonë ka mbërritur një prej letrave kërcënuese të kërcënuesit denigrues që kërcënoi dhe denigroi kërcënimin dhe denigrimin e shqiptarëve, KM Rama Edi.

Zarfi, i parfumosur dhe vulosur me puthje kërcënuese deri denigruese mbërriti në redaksinë kërcënuese dhe denigruese në orarin kërcënues por jo aq denigrues 00:00 të datës as kërcënuese e as denigruese  1 shator 2016.

Roja i redaksisë, i kërcënuar, i denigruar nga përmbajtja kërcënuese dhe denigruese  e kapakut të zarfit ka thirrur me një telefonatë alarmuese stafin kërcënues dhe degjenerues  të redaksisë kërcënuese.

Letra, e vetmja që nuk ka rënë në dorën denigruese të organit të Prokurorisë, kishte autor shtetasin MeneMeneXhyxhymene Kërci, në art i njohur si Xhibrilimine Keca.

Me një të shkuar të lavdishme në Psikiatrinë e Elbasanit kërcënuesi denigrues me një gjuhë kërcënuese, denigruese dhe aspak të pranueshme nga dikush që quhet Xhibrilimine në art, i drejtohej KM si të kishte ruajtur me të lopët:

“Unë e kam më të gjatë!”

Gjendur përballë këtij pohimi denigrues më tepër se kërcënuës, stafi i redaksisë është përpjekur të kontaktojë zotin Kërci për sqarime të mëtejshme mundësisht edhe vizuale krahasuese të mesazhit të tij. Pas orësh e orësh përpjekjeje, në redaksinë tonë mbërriti një tjetër zarf, tashmë sqarues, nga zoti Xhyxhymene ku thuhej:

“E kisha fjalën për raportin mjekësor të psikiatrisë!”

*************

Me respekt, Kutia Postare e Hashtag-Albania, 69-Vertikal, Tiranë.

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close