Veliaj i shkruan Ramës: Jam i mahnitur nga idetë e mia


loading...

 

veliaj-rama-edi-erjon

Një foto fantastike që na lë pa fjalë lal

I nderuar dhe fort i dashuri Kryeministri i familjes time, imi, i vllait, i nuses së xhaxhaiuiit, hapet koteci, mbyllet koteci, me nga një pa lënë litar…

Në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë më të mirë e më cool që ky qytet ka patur pas teje, lejomë të të bëj të njohur një iniciativë timen për të bërë këtë qytet më atraktiv. Një mbrëmje, pasi diskutuam mirë e mirë me Ajolën për: ligjin e mbetjeve, fatin e Gylserenit te telenovela Fate të Kryqëzuara, Shamikuqen dhe fatin e saj skëterrë dhe sjelljet ushtarit të mirë Shvejk, unë i ktheva kurrizin gjoja që të flija. Por në fakt, mendjen e kisha si të bëja më të mirë këtë qytet, ekzaktësisht si të ndërtoja një strategji që shërbimi urban në qytet të shndërrohej në një atraksion për qytetarët e Tiranës dhe katunarët e Pezës të cilët i kam shumë përzemër qëkur njihemi ca më shumë prej Pezës n’Festë.

Kur i do aq shumë qytetarët e qytetit tënd shef, nuk mund të mos përpiqesh për më të mirën për ta dhe ti këtë ndjesi e njeh mirë. Në fakt, ideja gjeniale dhe absolutisht origjinale nuk vonoi të vinte. Atë e parapriu një pordhë e lehtë dhe e ngrohtë për të cilën i kërkova me përulësi falje Ajolës. Kjo ide, është diçka shef që do e pëlqesh edhe ti dhe dua të të propozoj ta shtrijmë si nisëm edhe për deputetët tanë. Ideja është të shesim pordhë sikur ça po bëjmë sigurisht, si gjithmonë, por ta shesim pordhën me kulturë, me botë dhe me autobus. Me siguri tani që e lexove këtë, i mrekulluar, ke buzëqeshur dhe je tendosur në karrige e po mendon që unë ta heq trurin me idetë e mija. Zemra ime ti!

Kështu, kam menduar që të gjithë ata persona që në autobus lexojnë nuk do ta paguajnë biletën. Do e shesim shumë bukur si ide në faqen tonë të fb me nja dy a tri fresshista të lumtur që lexojnë në autobusin bosh dhe të pastruar e ajrosur të Unazës apo Kombinatit, dy linja ku s’ke si rri në këmbë pa u fërkuar me faturinon që shan nga robt nëpër dhëmbë e jo më të ulesh e të lexosh shef por që, na plasi ne. Kështu, besoj do i bëjmë autobusët më tërheqës dhe më vonë mendoj që edhe literaturën t’ua sugjerojmë ne. Sigurisht që po mendoja për Kurbanin tënd o që tu bëfsha kurban. Madje mendoj që atyre që lexojnë Kurbanin në autobus tu ofrojmë 40 lekë por ne po e fillojmë me idenë që të lexojnë ç’të duan, edhe librat blozë të Beni Blushit madje.

Gjithashtu o kryeministri im kam menduar që si nismë të aplikohet, edhe pse diçka më ndryshe, për deputetët e grupit parlamentar. Ky që do të të them është superpropozim i Ajolës. I kish vajtur në mendje pasi më ktheu kurrizin atë natë që folëm e folëm për mbetjet, Gylserenin, Shamikuqen dhe Shvejkun. E ndjeva në fakt që bëri një fënd të lehtë e të ngrohtë por nuk më kërkoi falje fare dhe s’më vajtiwndja që ishte mje fënd prej ideje gjeniale. Ehhh, gratë. Gjithsesi, ma tha në mëngjes si ide dhe unë i tronditur nga ngjashmëria e ideve tona munda vetëm të them ‘ohhhh bebwwww, sa bukur!! Great minds think alike’.

Këtu më duhet pak ndihma jote që të lobosh fort shef por për lobim unë propozoj të flasësh me ata finalistët e Fressh Voice se ja kishin marrë dorën. I hasa në Asamblenë tonë që vinin rrotull si pordha nëpër brekë, medemek na prezantonin programet e tyre, sikur s’e dimë ne kush do jetë në krye të Fressh.

Propozimi gjenial është që deputetët që u japin një dorë të mirë grave të parlamentit, në kuptimin që i marrin me vete në makinë kur ka seanca plenare, siç bëri Çaç Angjeli, të bekohen nga Shën Mesila dhe të shpallen Shenjtë në betejën historike që PS bën për barazinë gjinore.

Tani shef, e di që ti po pyet se ku është ngjashmëria e nismës sime me këtë propozim të Ajolës. Patjetër që ngjajnë shef. Autobusi dhe makina janë të dyja mjete transporti.

 

Me shpresën se do ma pëlqesh, lalëzisht i joti, Lali.

 

*E-mail i bërritur në redaksi nga adresa: [email protected]

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close