Rrëfimi prekës i Tahirit: ‘Ndonjëherë më hipën dëshira për t’iu lëpirë’


tahiri-me-qenin

Në foto: Ministri Tahiri gjatë bashkëbisedimit me një vartës

I tronditur çdo ditë e më shumë nga dhuna me të cilën trajtohen xeeeemlat e vogla, kafshët, si qentë, macet, minjtë dhe gomarët në Shqipëri thirra gjithë kabinetin tim për hartimin e një projektligji për keqtrajtimin e kafshëve.

Në instagramin me profil fallco të njërës prej bashkëpunëtoreve të mija kanë ardhur mjaft raportime dhune ndaj kafshëve. Profili mban emrin KuçReDreqAnej_MB dhe ftoj qytetarët të denoncojnë aty çdo rast. Tani, për të patur efektivitet në hartimin e projektligjit vendosa të asocioj kafshët me bishat e politikës sepse thuajse askush nga pjesëmarrësit në tryezën e punës nuk kish dobësi për qentë e macet derisa fillova  ti prek aty ku nuk mbanin.

 Si do ndiheshe ti sikur një qytetar të më zinte mua, Sajmir skilen në dru? Apo të më braktiste në rrugë ku të më shqyenin bishat e vërteta, njerëzit?

Kështu, bashkëpunëtorja në krahun tim të djathtë shpërtheu në ngashërima dhe hartoi aty për aty nenin për dhunën dhe braktisjen e kafshëve.

Po ti, ju drejtova njërit në të majtë, si do ndiheshe sikur Erjonin, konen e ëmbël të Rilindjes ta hidhnin në një betejë me Berisha Pitbullin?
Do flije i qetë natën apo Erjoni i bërë cope e thërrime në ëndrra do të bënte të të dukej sikur po të shpëtonte çiçi gjithë natën? Ky njeri, hartoi nenet e nevojshme në lidhje me garat dhe betejat e paligjshme mes kafshëve.

Po ti moj drenushë, pyeta një bashkëpunëtore që po limonite thonjtë, nuk do ndiheshe xheloze nëse sorkadhja Majlindë, kaprollja Elisë dhe kotelja Oltë të merrnin pesë në një konkurs bukurie ku do t’u shitej lëkura shumë shtrenjtë? Do ta lejoje ti një konkurs të tillë?
U hodhën kështu bazat për nenin në lidhje me shfaqjet dhe konkurset e paligjshme ku marrin pjesë kafshë.

Pra, delet e mia, gjëja më e shtrenjtë që kemi sot të veshur është lëkura, organet tona dhe leshi për të padepiluarit. Tani, si do ndih….

Pa mbaruar unë fjalën neni në lidhje me përdorimin e jashtëligjshëm të lëkurës dhe pjesëve të trupit të kafshëve ishte mbi tavolinë i qëndisur.

Buzëqesha fiks si skile dhe u thashë se puna jonë do pëlqehej tejmase nga palloi Edi. Projektligji me nene e dispozita ishte tashmë thuajse i kopsitur. Sigurisht, duhet të bënim sikur kërkonim mendimin e deleve të fejsbukut ndaj e shtruam dhe aty si projektligj por këtë e bëmë për show se majmuni Endri transparenti vdes për çik show të padëmshëm.

Sigurisht, ka hapësirë për përmirësime. Ndoshta do të duhej një ligj i veçantë për mbrojtjen e qenve të stanit si Hakiu im, por këtë gjë do e mendojmë mire, pasi Hakiu aktualisht është përqëndruar në bujqësi tek ato stanet e reja me kanabis, ku jo çdokush mund të kullosë.

Ju dua. Ndonjëherë më hipën dëshira t’iu lëpij si qenush i lumtur.

I juaji, Sajmiri.

 

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: s.tahiri@ps.al

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close