Rrëfimi prekës i Shalsit: ‘Kur shoh ëndrra, më del vetja duke ëndërruar’


 

shalsi

Në foto: Eduart Shalsi duke na dhuruar një shikim të pariciklueshëm

Ed Shalsi jam o Endri.
Të lutem se ti njeh fallxhore, kam parë një ëndërr e dua ti di kuptimin. Falenderoj zemra. Po të shkruaj ëndrrën.

Sapo kisha rënë të flija, në ëndërr dmth, se unë dhe në ëndrra fle. Pra kam parë një ëndërr sikur po shihja një ëndërr, i madh jam.

Kshu ti flori, në ëndërr unë, po shihja një ëndërr sikur më ishin turrur poshtë dritares turma njerëzish që ulërisnin: Edi, plehrat, plehrat, flaki plehrat, plehrat. Nuk ti duam plehrat!

 E unë që i djersitur, me qesen e plehrave mbështetur në gjoks rrija i frikësuar poshtë krevatit. Askush nuk mund ti merrte plehrat e mia. Isha aq i frikësuar sa mu bë sikur më shpëtoi çiçi dhe i vura duart te bibilushi. Kur u zgjova, por më kupto drejt, kur u zgjova nga ajo ëndrra që po shihja në ëndërr se kshu isha akoma në gjumë pz, i kisha akoma aty duart, te allatet ere, por qesen e plehrave jo. U shastisa, u lemerisa, u tremba. Ku ishin?!

Kisha sklepat në sy, por ato nuk më mjaftonin. Nuk e di mo zemra pse i doja aq shumë ato plehra. Të ma shpjegojë çik ajo fallxhorja. Ndieja aromën e kafesë unë në ëndërr dhe u hodha në kuzhinë po jo plak, nuk ndihesha i freskët.

Më mungonin plehat. U ndjeva erën në tualet dhe sikur më mori në krahë, si nëpër filmat vizatimorë të betohem e më çoi aty ku duhej të isha, pranë plehrave të mia. Marr qesen e plehrave, futem me të në ashensor. Komshinjtë më shohin dhe më falenderojnë, asgjë nuk i zgjon më mirë sesa kutërbimi i qeses sime. Jemi krenarë për ty Edi, më thonë në ëndërr. I ke dashur gjithnjë plehrat, që i vogël, e tani po i del krah ëndrrës tënde për ti patur ato kudo.

I ngazëllyer marr qesen dhe e fus në makinë, i vë rripin e sigurimit dhe nisemi për në zyrë. Mbërrijmë. Aty përshëndetemi me kolegë dhe me plehra të tjera. Të betohem zemra, unë flisja me plehra dhe qesja e plehrave fliste me njerëz.

Në 9 kishim mbledhje, më duhej ta lija qesen time vetëm në zyrë sepse kishim dëgjesa me ata që kundërshtonin plehrat dhe ajo nuk kishte pse dëgjonte lloj lloj shpifjesh, fjalësh të pahijshme e që hidhnin baltë mbi të dhe farefisin e saj. Në ëndërr këto mendime mo Endri, mbaj shënim. E kshu, vazhdojmë.

Para se ta lë qesen në zyrë, e hap, marr frymë thellë, mbushem me kutërbimin e saj dhe vete në mbledhje i mbushur. Me atë lloj mbushje e frymëzimi mund të flisja vetëm për plehra, për mbeturina.

Ku të merrnim më shumë, si ti sillnim, si ti ndanim mes nesh sepse plehrat donin plehra. Sazani joshej nga e gjitha kjo dhe fillon rënkon: Plehra, plehra, para, më shumë plehra, oh sa mirë, po po, më shumë. Si thua e shpjegon ajo fallxhorja k’të o flori?! Ë?! Vazhdojmë. E kshu, ndërsa flisja, mendjen e kisha vetëm aty, te burimi im i jetës, qesja e plehrave që e mbaja në shtëpi prej ditësh dhe tani më priste në zyrë.

Sazani kërkonte të vinte të flisnim edhe në zyrë por nuk pranova. Isha xheloz për qesen time. E mbyll mbledhjen e plehrave më herët se zakonisht dhe vrapoj në zyrë. Dritarja e hapur kish futur në zyrë një fllad të freskët që më krijonte bezdi, më jept kruarje gjithandej dhe duart më venë prapë te allatet.

Mbyll dritaren me furi dhe hap qesen, bukuri. Kohë dreke. S’do të besohet. Vajta për drekën me plehrat. Morën vetëm një sallatë. Pas dreke i çova plehrat në cirk. Si e shpjegon ti re Endri?! Dale se ka më. Pasi i dëfreva plehrat kthehemi në shtëpi dhe shoh me to një film, hëngrëm dhe kokoshka.

Pastaj rashë të flija me plehrat, i mbulova me batanije mos ftoheshin, vetëm kur bie zilja e derës. Sazani. Dua të fle me ju tha se kam frikë të fle vetëm. Fjetëm treshe…unë, Sazani, plehrat. Dhe në ëndërr pashë prapë ëndërr sikur donin të më merrnin plehrat. Nga frika bëra çiçin, gjithmonë te ëndrra që po shihja ndërkohë që po ëndërroja. Vë duart prapë te allatet, pa qese kësaj rradhe, se atë e kish në gjoks Sazani.

 

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: infoo@transparenca.al

 

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close