Rrëfimi i çiltër i Tahirit: ‘E kam ëndërr të punoj si regjizor në TV-Klan”


loading...
opa-foto

Në foto: Fragment nga një video autentike e emisionit ‘STOP’

I dashur Shef Edi!

Jam Saimir Tahiri dhe dua të hap zemrën me ty.

Shef, periudha e korrjes së jeshiles mbaroi me sukses dhe këto kohë kam qenë më i ngeshëm se ç’duhet.

Gjatë ditës vjen Hakiu dhe më numëron kapanonet dhe magazinat ku kemi vendosur thasët, por bëhet tepër i lodhshëm se më lexon një për një dhe numrat e matrikullimit.

Ai nuk e kupton dot që unë kam besim, por dhe sikur të mos kisha besim, unë s’di të numëroj aq shumë kapanone pa makinë llogaritëse.

Çunave u jap porositë që herët në sabah, shumë herët …që pa dalë Joleza nga shpia e asaj shoqes.

Në orën 12 të drekës e gjej veten krejt bosh, s’di ça të bëj, ku të shkoj, s’di ça kënge të dëgjoj.

Nejse, kam blerë një motor.

Por pikërisht kur mendoja se e gjeta sërish veten Lali Eri më bëri gjëmën.

Ditën kur më në fund unë kisha ça të bëja, Lali Eri bllokoi qendrën e qytetit, bllokoi akset ku unë  i jepja më shumë gaz dhe dëgjoja atë tingullin e mprehtë të motorrit: “ëëënnn ëëënnnn ëëënnnnnnnn”; atë tingull magjik që më ngjason aq shumë dhe me tështimëan e Tan Didit. <3

Vij vërdallë kot, bredh si romantik nëpër Tiranë, shëtis në këmbë lart e poshtë.

Rrugës nëpër trotuare më ndodh që nuhas dhe ndonjë aromë trifletshi dhe them gjithnjë me vete se sa i prekshëm është impakti i reformave tona historike.

Një natë, pasi kisha nuhatur aromën në trotuar, m’u morën pak mendtë dhe mu bë sikur përpara më doli Fantomasi.

Menjëherë mora pozicion karateje dhe i thashë: “Tartaruge-Ninxha gjithmonë në aksion uahaaa”

Por personi përballë reagoi menjëherë dhe më tha:

-Ndalu Saimir, jam Fevziu.

E takova Blendin dhe vendosëm të shkonim tek ‘Padam’ të pinim një gotë të dy. Aty u hapa me të dhe i tregova problemin tim më madhor, faktin e tmerrshëm që unë kisha boshllëqe të tmerrshme kohore.

Fevziu u tregua si një mik për mua, si një vlla.

-Saimir, ne në Klan kemi disa emisione ku ti mund të kontribuosh dhe të merresh gjatë pasditeve, – më tha.

Papritur, përpara meje u shfaq një oqean i tërë, një botë e mrekullueshme që më thëthiti sa hap e mbyll sytë.

Kam nisur të kontribuoj  dhe e kam ndihmuar me ca video të policisë. I çova videot për  atë emisionin që e ka emrin si tabela që mban Hakiu në dorë, me prezantuesin e emisionit  biem dhe adash nga nëna.

Më pas u kujtova që policia ka shumë video dhe i kërkova Fevzos që të më lidhë dhe me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun për të parë mundësitë e bashkëpunimit.

Jqj Shef, imagjino pak dhe një bashkëpunim me Floriana Garon?

Jam i lumtur dhe lutem çdo natë që Sandri të më plotësojë dëshirën për të filluar regjizor në Klan.

Vetëm pak fat dhe mbështetja e Sandrit më duhet Shef; që më në fund dhe unë të jem i lumtur si Pandi. Dua të jem dhe unë njeri që bën gjëra.

Me respekt dhe nën efekt, pas këpucës tënde, Saimiri.

 

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]

 

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close