Rrëfimi i adoleshentes socialiste: Fred Peza më frymëzoi që ta bëja xix kazanin


loading...
fressh

Foto frymëzuese: Me pasion në aksion, doggy-style në pozicion

Përshëndetje, unë që ju shkruaj  jam Xhebërvokja. Unë dhe disa prej shokëve të mi të partisë sonë të vogël FRESSH që është frymëmarrje për të madhen PS, duam të ndajmë me ju eksperiencën tonë jetëndryshuese në të gdhirën e 27 shtatorit. Prej kësaj fjalie e tutje, grupimit tonë do ti drejtohem me emrin KOSH-FRESSH, emër me të cilin na pagëzoi Fred Peza, buza vetë.

 Bashkë me shokët, teksa ishim duke hartuar disa lista paraprake ektrorale, u thirrëm urgjentisht në zyrat e sektit. Diçka e keqe kishte ndodhur. Pamë njëri-tjetrin në sy dhe u nisëm.

Në holl na priste Fredi. E puthëm me rradhë në buzë dhe u ulëm secili në vendin e vet dhe për të mbajtur shënime hapëm trifletshat që na kish ndarë një mbledhje më parë një nga çunat e #forcaçunave të Sajmirit.

Fredi ishte lakonik dhe i qartë në ato që tha. Pas treçerek ore ligjëratë, na la një hapësirë për pyetje dhe ne filluam ti bëjmë pyetje nga më të ndryshmet e më të mençurat.

Përse na thirre?
Çfarë duhet të bëjmë?
Përse nuk po e ndjekim fluturën?

A don me ma thy?
Ku është Nënë Ferideja?
Po Enxhi Nini?
Po Elpiniqija?
Kush më futi tek ai grupi erotik i Ariol Llukës?

Nga pyetjet tona Fredi kuptoi që diç nuk kish shkuar në fjalimin e tij të hyrjes ndaj u detyrua ta përsëriste.

“Atëherë”, tha Fredi, “po i bie shkurt. Para pak ditësh, rezultat i një aksioni me front të gjerë të Bashkisë Tiranë, nën drejtimin e më të mirit, z.Veliaj, punonjësit e koshave u udhëzuan të shënonin me shifra koshat e të gjitha lagjeve të Tiranës.
Por midis eprorëve dhe punonjësve ka ndodhur një keqkuptim i vogël dhe në vend të numrave janë vendosur emrat e deputetëve të Partisë Socialiste.
Do thoni ju, ç’hyjmë ne këtu? Deri tani nuk hynit por tani është rradha juaj. Kështu të organizuar, siç erdhët këtu, do të çoheni dhe do të veni të fshini emrat nga koshat.
Do të pajiseni me spraj, lecka xhamash, rrula, letra të lagura për bebe, letër zmeril, vanish oxy action. Të gjitha materialet përdorini sipas rastit përveçse njërit.
Cilitdo prej jush që do i buzëqeshë rasti të fshijë emrin e zotit Rama, nuk do të përdorë asnjë material tjetër përveç letrave të lagura për bebe. Tani çohuni, ndahuni në çeta dhe shtrojani bythën punës…Ah, dhe një gjë. Kur t’iu pyesin kush jeni do të thoni vetëm një emër. KOSH-FRESSH. Pirdhuni.”

Ajo që kish ndodhur na kish lënë me gojë hapur. Por urgjenca na e mbylli shpejt. Pasi u ndamë në çeta dhe ndamë lagjet, filluam. Unë, Xhebërvokja, pata nderin dhe fatin e madh të gjendem përballë koshit Rama.

 Kisha kohë që e prisja të gjendesha përballë emrit të tij. Tani e kisha përballë, edhe pse në një kosh mbeturinash. Nxora një letër, nxora dhe një tjetër, edhe një tjetër, ja edhe një tjetër…bëj shaka, ku kisha kaq shumë letra të lagura njëherësh?

Nuk më mjaftuan ato pak që më dha sekretarja organizative e KOSH-FRESSH ndaj nxora nga çanta pecetat e mia intime, të cilave u vë notën 10 për punën që bënë me emrin mbi kosh. Ta fshije atë emër ishte një ndjesi e papërsëritshme, një në 1 milion.

Fillimisht më vinte keq të ushtroja dhunë mbi emrin e shumë të lartit. Më dukej sikur do lëndoja atë vetë, e pastaj personalitetin e tij, sikur do prekja krenarinë e tij, burrërinë e tij. Pastaj mendova…po ç’i dhjet rracën se nder po i bën, dhe i jepja fort e fort e fort me dorë derisa emri u zhduk. Këtë punë, imagjinoni që e bëra me qindra kosha.

Pas përfundimit të aksionit u takuam me shokët e çetës. Ndamë eksperiencat tona dhe vura re që askush nuk kish përjetuar emocionet e forta që kisha përjetuar unë.

Jam e sigurt që edhe Eljo, Ermali e gjithë finalistët e tjerë të FRESSH VOICE do më kenë zili.

Në vetëm një ditë bëra atë që ata kanë muaj e muaj e ndoshta edhe vite  që mundohen ta bëjnë, ia pastrova me pecetë Ramës. Jam e arrirë dhe pak pis nga ciflat.

E juaja Xhebërvokja!

 

*Email i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close