Rama shpjegon suksesin: ‘Reformën e Linditës do ta ndjeni në çdo taksi’


rama-nikolla

Në foto: Edi Rama dhe Lindita Nikolla, duke biseduar për gjëra UAU

Ekselenta dhe ekselente ju falenderoj shumë që pranuat ftesën time për të më dëgjuar mua sot ndërkohë që ata ngelësat aty jashtë protestojnë si legena pse gjoja nuk po u japim shkollë.

Më kanë kërkuar takim por unë nuk dialogoj me njerëz pa shkollë të lartë. I vetmi rast që bën përjashtim është kur luajmë kukafshehti me ata të gardës dhe unë marr një taksi, i vij rrotull Tiranës e vetëm kur kthehem i gjej ata tipat duke më kërkuar akoma, gajasem.

Në fillimet e mia si kryebashkiak e më tej si kryeministër, ndihesha pak keq të them të drejtën sepse më qëllonin me edukim të lartë sipëror taksistët. Kam hasur raste që e kishin diplomën e masterit të Oxfordit, apo më keq akoma të Henrit, të plastifikuar dhe të varur te pasqyra e xhamit të përparmë, e keni parasysh, aty ku varet ajo pema arbre magique që të qelb erë.

Ndihesha keq sepse taksistë të tillë flisnin me fjalë shumë të mëdhaja dhe nuk ndihesha në lartësinë e duhur. ‘I adhuroj elefantët’, më tha njëherë njëri. Por, unë nuk dija të flisja me fjalë të tilla kaq të mëdha, unë dija të flisja me fjalët e mia, fjalë të vogla prandaj, ‘Njoh Erjon Braçen’ ishte maksimumi që mund të thoja.

Në radio dëgjonin muzikë klasike, simfonitë e Betthovenit dhe të Mozartit. Njëherë pyeta njërin a e kishte dëgjuar ‘Bulevardi Korçës’ si e këndonte Niko Peleshi por më pa i habitur, sikur ta kisha pyetur a e dëgjonte Noizyn.

Nejse, tashmë jam i lumtur sepse fenomeni i taksistëve me master nuk ekziston më dhe kjo falë Reformës sime që ma zbaton me ato duar që i ka aq të arta, Lindita.

Tani taksistët i ke të gjithë çuna të rinj që nuk kanë fituar shkollën apo dhe ndonjë mesoburrë që e kemi hequr nga puna, por me diploma masteri nuk bën më vaki.

Andaj dhe tani ndihem më rehat kur dal në orët e vona dhe nuk kam rradhën për tu rrasur por për tu fshehur në kukafshehti. U flas për ekspozitat e mia, për pikturën, për basketbollin por, e kap shpesh veten që jam shumë lart për ta me të tilla tema dhe ulem në nivelin e tyre, flasim për gjendjen blozë në arsim, çmimet stratosferike, rastet e përmbytjeve, vjedhjen e votave, krimin, mbjelljen e kanabisit.

Por nuk e di pse edhe në biseda të tilla filloj nuk ndihem mirë ndaj hap sërish temat e mia të preferuara dhe me njëfarë niveli, siç ishte promovimi i librit të Karlo Ançelotit.

Këto janë vetëm efektet e para të Reformës të dashur ekselenta dhe ekselente. Por sigurisht, jo të gjithë mund ti vënë re anët pozitive të saj, sepse jo të gjithë kanë luksin të luajnë kukafshehti me ata të gardës dhe të dëgjojnë histori taksistësh në orët e vona të natës.

Andaj sipas dhe parimit biblik ‘ecim sipas besimit dhe jo shikimit’, unë ftoj ju por edhe shokët e shoqet tuaj aty jashtë, ftoj gjithë shqiptarët, që të ecin me besim te kjo qeveri, pavarësisht se nuk shohin gjë të hajrit kërrkund.

 

*E-mail i mbërritur nga adresa: infoo@transparenca.al

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close