Politika shqiptare tronditet nga ndarja e çiftit


angelina-jolie-and-brad-pitt-188181_w1000

“Oreksi vjen duke ngrënë”, – cit. Populli.

I dashur Shef Edi!

Siç më keni udhëzuar javën e fundit, që duhet t’i kushtohem më tepër informacioneve nga bota e shoëbiz-it, pasiqë problemet politike ja ke kaluar Eridianës, kam bërë një përmbledhje me reagimet e grave të politikës e medias në lidhje me lajmin që gati s’na thau kërpudhën e Falmës.

Bredi dhe Angjelina u ndanë Shef 🙁

Jam i tronditur, shumë i tronditur. Të puth, Endri Transparenti.

Më poshtë mund të lexosh reagimet kryesore:

Eni Vasili: Lajmin e kobshëm të ndarjes së Angjelinës me Bredin ma thanë disa policë që më erdhën befas në studio. Më ra boçja nga dora.

Majlinda Bregu: Janë gjëra që ndodhin. Gjashtë fëmijë ata dhe ja bënë BAM. Ky laj-thaj Zahon ka dhe s’ia mban byça.

Elisa Spiropali: Mirë t’u bëhet. E kam thënë në krye të herës, burrin duhet ta zgjedhësh nga partia.

Klajda Gjosha: Zirina po më mban të informuar minutë pas minute. Nuk jemi ende gati për një konferencë për shtyp.

Albana Vokshi: Po t’ia kishin dhënë martesën me koncension Vilma Nushit, çdo gjë do kishte shkuar vaj.

Milena Harito: Më dhemb shumë koka sot.

Lindita Nikolla: Asnjë prej gjashtë fëmijëve të çiftit nuk është maturant sivjet.

Monika Kryemadhi: Anxhelina po të dojë le të vijë e të bëjë fushatë për Shezon.

Valentina Leskaj: Bred Pit nuk është nipi im, këto janë shpifje të opozitës.

Joleza Koka: UAU më në fund Timo Flloko është singëll.

Linda Rama: E zezaaaaa, larg o Zot nga Surreli.

Mesila Doda: Çam është Bredi mi gra?

Ermonela Felaj: Ath Idhet Hadhia nuk mund ta parathikonte… për Dhotin 🙁

Romana Vlahutin: Nëse Ben Tigri do i kishte kap kokrrat me dorë, nuk do i hanin më sysh ata dy yjet.

Ilva Tare: I uroj martesë të lumtur djalit të Ylli Ndroqit.

Ajola Xoxe: Obama dhe Mishela janë mirë e bukur.

Rita Petro: Ehhhh, i ka vrima këto kusure.

 

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: infoo@transparenca.al

 

Inbox – hashtagAL


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close