Si rrahu Sigurimi i Shtetit ambasadorin francez me gruan


Sturm auf Botschaft in Tirana 1990Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Më poshtë sjellim dy momente që lidhen me ndryshimet e vitit 1990 në kursin politik shqiptar

Cili ishte incidenti që ndodhi në ambasadën franceze pasi një shqiptar hyri në territorin diplomatik? Si reagoi sigurimi shqiptar ndaj ambasadorit francez dhe bashkëshortes së tij? Cila ishte strategjia që përcaktoi Plenumi IX për ndërtimin e shtetit të së drejtës?  Cilat ishin ndryshimet që pësoi legjislacioni ekzistues sa i takon Kodit Penal? Si u prit lajmi për lirinë e besimit ? Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqindvjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.

***

Plenumi i IX vendosi ngritjen e nivelit të propagandës të partisë dhe ngritjen e rendimentit të punës, me qëllim që të plotësoheshin detyrat e planit, sidomos për prodhimet e eksportit dhe mallrat e nevojës së parë. Detyra parësore formulohej në mënyrë krejt të përcaktuar: me anë të mënyrave ekonomike duhet të sigurohen kushte më të mira për plotësimin e nevojave të punonjësve. Por kishte dhe udhëzime më konkrete, që parashikonin nxitjen materiale të veprimtarisë prodhuese, si për ndërmarrjet në tërësi, ashtu edhe për punëtorët.

Në janar, u bë edhe një hap tjetër i rëndësishëm për përmirësimin e mekanizmit shtetëror, duke pranuar si të domosdoshëm ndërtimin e shtetit të së drejtës. Për këtë u rekomandua rikrijimi i Ministrisë së Drejtësisë, i institucionit të avokatisë, rishikimi i statusit të gjykatave vendore etj. Në maj sesioni i Kuvendit Popullor mori vendimet përkatëse. Legjislacioni ekzistues pësoi ndryshime të rëndësishme, në mënyrë të veçantë kodi penal e kodet e tjerë. Sipas njoftimeve të shtypit u shkurtuan dukshëm nenet (nga 21 në 5) sipas të cilëve jepej dënimi me vdekje. Lajmi për lirinë e besimit qe një e papritur. Dhe së fundi, u krijua komisioni për rishikimin e një sërë nenesh të vjetëruara të kushtetutës të vitit 1976, vendim me të cilën u mbyll veprimtaria legjislative e parlamentit shqiptar në gjysmën e parë të vitit 1990.

Por hapi me të vërtetë revolucionar u bë në fushën e politikës së jashtme. Në vitin 1990, Shqipëria hyri me një ide të re për marrëdhëniet ndërkombëtare. Përvoja dyvjeçare, e grumbulluar si pasojë e pjesëmarrjes aktive në bashkëpunimin ballkanik, e bëri qeverinë të kuptojë domosdoshmërinë e përfshirjes në proceset Evropiane. Në plenumin e janarit të KQ të PPSH-së, kushtuar kryesisht problemeve ekonomike të vendit, për politikën e jashtme u përcaktua si detyrë e radhës së parë zgjerimi i marrëdhënieve  të ndërsjella me fqinjët si dhe vendosja e lidhjeve me vendet e tjera “me çdo shtet, i cili i përgjigjet me miqësi, miqësisë së propozuar prej nesh”. Heqja dorë nga këndvështrim ideologjik i politikës së jashtme bëri të mundur të hidhej edhe një hap tjetër në bashkëpunimin shumëplanësh e të rishikohej në mënyrë rrënjësore qëndrimi për marrëdhëniet me BRSS-në dhe SHBA-në. Në prill Ramiz Alia deklaroi hapur interesimin e Shqipërisë për krijimin e sistemit Evropian të sigurimit, në bashkëpunim me bashkësinë evropiane dhe se, në dritën e përqasjeve të reja me ndryshimet, që kanë ndodhur në kontinentin evropian, “është vënë në rendin e ditës problemi i vendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik”.

Nisma e palës shqiptare u prit me dashamirësi në BRSS. Deklarata përkatëse u bë gjatë takimit të ish-ministrit të punëve të jashtme të BRSS-së, E.A.Shevernaxe me Ministrin e Punëve të jashtme të Kinës Xian Xe Min në Moskë, më 25 prill. Pasi theksoi ndikimin negativ të ndarjes 25-vjeçare mes BRSS-së e Kinës në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, jo vetëm në Azi, por dhe në të gjithë botën, Shevernaxe tha se diçka e tillë kishte ndodhur edhe në marrëdhëniet midis BRSS-së dhe Shqipërisë. Ne nuk kemi ndërmend të shkarkojmë pjesën tonë të përgjegjësisë për atë që ndodhi, tha ministri.

Duke përshëndetur deklaratën e përfaqësuesve  të udhëheqjes shqiptare, ai tha, se Bashkimi Sovjetik është gati të rivendosë e të zhvillojë marrëdhëniet miqësore me Shqipërinë, mbi bazën e barazisë së plotë, respektimit të sovranitetit, pavarësisë së tërësisë territoriale, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit dhe të leverdisë së ndërsjellë. Mbaruan më në fund diskutimet e plogështa e të stërzgjatura në qarqet pranë qeveritare, se kush ishte më tepër fajtor për prishjen e marrëdhënieve në vitin 1961 dhe a duhej të distancoheshin nga voluntarizmi i N.S.Hrushovit, gjë që mund të ulte autoritetin e BRSS-së.

Në qershor-korrik të vitit 1990, në takimet e delegacioneve të MPJ-ve të BRRS-së e Shqipërisë në Sofje dhe Tiranë, u arrit marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve.

Në gusht, mbërriti në Moskë delegacioni ekonomik shqiptar, i kryesuar nga zëvendësministri i tregtisë së jashtme, Kostandin Hoxha. Bisedimet përfunduan me marrëveshjen për rivendosjen e tregtisë direkte, duke hequr dorë nga praktika e këmbimit të mallrave nëpërmjet vendeve të treta. Pas një muaji mbërriti në Shqipëri grupi i ekspertëve ekonomikë sovjetikë për të vlerësuar mundësitë e ripërtëritjes së ndërmarrjeve të ndërtuara me ndihmën sovjetike në fund të viteve 50-të. Përfundimet nuk qenë shpresëdhënëse: dilte më mirë t’i prishje e të ndërtoje të reja. Duke bërë një kapërcim në kohë, duhet thënë se planet e bashkëpunimit ekonomik, të hartuara në vitin 1990, nuk u realizuan për shkak të prishjes së sistemit të lidhjeve në hapësirën pas-sovjetike.

Rifillimi i veprimtarisë së ambasadave në kryeqytetet e të dy vendeve u realizua në shkurt (në Tiranë) dhe në prill (në Moskë) të vitit 1991. Në fund të gushtit të vitit 1990, bisedime të njëjta u bënë dhe midis qeverive të Shqipërisë e SHBA-së, gjatë të cilave u përgatit dokumenti bazë. Protokolli zyrtar për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane u nënshkrua në mars të vitit 1991, në Nju Jork.

Rëndësi të madhe për zhvillimin e procesit të afrimit të Shqipërisë me bashkësinë Evropiane pati vizita, e para në historinë e vendit, e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Peres de Kuelar në Tiranë, në maj të vitit 1990. Duke u përgatitur për të, më 10 maj Kuvendi Popullor miratoi ligjin, që u lejonte qytetarëve daljen e lirë nga vendi si dhe të drejtën për të jetuar ku të donin, por… duke filluar nga muaji korrik. Papritur afatin e caktuar, një banor kryeqytetas u përpoq t’i shpejtonte procedurat e largimit dhe hyri në territorin e ambasadës franceze. Punonjësit e sigurimit e nxorën menjëherë jashtë, duke cenuar pa u ndrojtur paprekshmërinë territoriale të përfaqësisë diplomatike e duke përdorur dhe forcën kundër ambasadorit dhe gruas së tij, që u përpoqën t’i hiqnin duart mikut të paftuar. U arrit që incidentit t’i vihej kapak dhe vizita e sekretarit të përgjithshëm u realizua.

Edhe se tema e bisedimeve me zyrtarët shqiptarë qenë parimet e përgjithshme të marrëdhënieve të Shqipërisë me bashkësinë e përgjithshme të marrëdhënieve të Shqipërisë me bashkësinë ndërkombëtare, u prekën kalimthi dhe disa probleme të tjera. Rezultati i vizitës së Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së qe dhe fundi i robërisë për gjashtë shqiptarët, të cilët kishin hyrë në ambasadën italiane në dhjetorin e vitit 1985. Atyre iu sigurua largimi pa pengesa nga vendi. Sipas një marrëveshjeje paraprake, Peres de Kuelari vizitoi vendet ku kryhej dënimi, midis tyre edhe burgun famëkeq të Burrelit.

Dikur – Gazeta Mapo


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close