Gjyshi i Ziadin Selës u dënua me 10 vite burg pse deshi “Shqipërinë e Madhe”


loading...

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela shpesh ka folur përfamiljen e tij, duke thënë se “është krenar për paraardhësit e tij dhe familjen prej nga rrjedh”.

Siç raporton portali “Drini.mk”,gjyshi i tij, Kalosh Sela, ka qenë anëtar i Partisë Nacional Demokratike Shqiptare(PNDSH).

Në vitet 50-të të shekullit të kaluar, ai është dënuar me 10 vite burg të rëndë për shkak të veprimtarisë së tij.

Akuza e ngritur ndaj tij ka qenë “pjesëtar i bandave fashiste për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke bërë thirrje që 300.000 shqiptarë të Strugës të kapin armët për të arritur qëllimin, atë të një Shqipërie të Madhe”.

“Në vendin që je ulur ti duhej të isha ulur unë, dhe fakti që ti je ulur në vendin kuduhej të isha ulur unë e dëshmon drejtësinë e çështjes për të cilën ne angazhohemi“, kanë qenë fjalët e fundit të Kalosh Selës në gjyqin që është bërë ndaj tij.

www.shkupi24.com » Arkiva/Histori


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close