Fotot: Zbulohet ditari i Himmler-it, ‘monstrës’ naziste


Ishte menduar se janë zhdukur, por kanë dalë në dritë ekstrakte nga ditaret e Heinrich Himmler, arkitektit të Holokaustit.

Në më shumë se 1 mijë faqe, ai shpjegon se si shqetësohej më shumë se çfarë do të hante për drekë sesa për masakrën që po kryente.

Gjatë një vizite në kampin e përqendrimit në Buchenwald, ai shkruante: “Hëngra diçka dhe piva kafe në kazinonë SS”.

Historiani Matthias Uhl thotë se Himmler është një monstër e kontradiktave.

Nga njëra anë ishte zbatues i pamëshirshëm i projektit për të zhdukur 6 milionë hebrenj, nga ana tjetër ishte një familjar i mirë dhe shumë i dashur për elitën naziste.

Në gusht të vitit 1941, kur po ndiqte ekzekutimin masiv të hebrenjve në Minsk, ai thuajse humbi ndjenjat kur truri i njërit prej viktimave spërkati pallton e tij.

Në vitin 1944 ai tregon se si po bënte një masazh personal … kur urdhëroi vrasjen e dhjetë polakëve.

“Po eliminojmë hebrenjtë. Një problem i vogël,” shkruante ai.

Himmler shkruante shumë për vajzën e tij, Gudrun, të cilën e quante Puppi.

Ajo është gjallë akoma.

Himmler ishte i fiksuar me astrologjinë dhe mitet ariane.

Ai i sugjeron Hitlerit që ushtria të ushqehej me ato ushqeime si ushtria e Ghengis Khan.

Në maj të vitit 1945, Himmler u arratis nga Berlini i maskuar si ushtar.

Por aleatët e kapën në veri të Gjermanisë.

Ai u mor në pyetje, por gëlltiti një kapsulë cianidi në dhëmb, duke vdekur brenda pak minutash.

Dikur – Gazeta Mapo


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:

Please leave this field empty.


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send




close