Foto/ Femrat myslimane që drejtuan shtete… dhe një shqiptare


loading...

13866701_10154373211723537_1184700628_nAvokuesit e barazisë gjinore kur flasin për të drejtat e femrave, ata e pranojnë se në vendet perëndimore është bërë tashmë një përparim, por, sipas tyre, vendet që qëndrojnë më keq në këtë aspekt janë vendet arabe, mbase vendet myslimane në tërësi.

Por a është vërtetë kështu?

Jo, nëse shikohet se sa shumë femra kanë qenë Presidente e Kryeministre në vendet myslimane – gjithsesi ky nuk është elementi gjithëpërfshirës, por një nga elementet kryesore.

Por, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi që cilësohet si pishtar i demokracisë, Hillary Clinton, është vetëm femra e parë në histori të vendit që nominohet për presidente nga një parti e madhe, kurse jo pak vende myslimane janë udhëhequr nga gra dhe mjaftë të suksesshme madje. KlanKosova iu sjellë nëntë gra myslimane që kanë udhëhequr shtete.

Natyrisht se do ta fillojmë me ish-Presidenten e Kosovës, ATIFETE JAHJAGA

Atifete Jahjaga është gruaja e parë Presidente e Kosovës dhe e katërta në historikun e shkurtër të vendit të ri. Ajo është edhe më e reja që e ka marrë pushtetin nga të gjithë presidentët e tjerë të Kosovës.

Jahjaga ka studiuar Juridikun në Universitetin e Prishtinës dhe para se të futej në politikë ka punuar në Policinë e Kosovës. Jahjaga sa ishte pjesë e policisë ka mbajtur gradën Gjeneral-Major. Kritikët gjithmonë e kanë kontestuar ardhjen në pushtet të Jahjagës si një kompromis mes partive të mëdha, por në sistemin tonë parlamentar, ku asnjë parti nuk ka shumicën për të formuar qeverinë – të paktën jo deri më tani – të gjitha pozitat politike kompromise kanë qenë.

TANSU ÇILLER, Kryeministre e Turqisë, 1993-1996

Tansu Çiller ka qenë Kryeministrja e 30 e Turqisë dhe ka udhëhequr me Partinë Konservative (DYP). Ajo ishte bërë kryeministre e vendit pikërisht në kohën e tensionuar kur ishte konflikti i armatosur mes Forcave Ushtarake Turke dhe separatistëve kurdë të PKK-së.

Si lidere e DYP ajo ka shërbyer edhe si zëvendëskryeministre e Turqisë dhe Ministre e Punëve të Jashtme. Ajo ka lindur në Stamboll në vitin 1946. Çiller ka diplomuar në Shkollën e Ekonomisë në “Robert College”, në Turqi dhe ka marrë një doktoraturë nga Universitet i Konektikat.

MEGAWATI SUKARNOPUTRI, Presidente e Indonezisë, 2001-2004

Megawati Sukarnoputri është lidere aktuale e Partisë Demokratike të Indonezisë, një nga partitë më të mëdha në Indonezi dhe ka shërbyer si Presidente e vendit në vitet 2001-2004. Ajo është edhe e bija e Presidentit të parë indonezian, Sukamo.

Sukarnoputri konsiderohet si një nga lideret që e ka stabilizuar vendin dhe sidomos procesin demokratik nëpër të cilin vazhdon të kalojë vendi. Ajo ka merita të mëdha në rregullimin e pushteteve mes legjislativit, ekzekutivit dhe institucioni të ushtrisë në vend.

MAME MADIOR BOYE, Kryeministre e Senegalit, 2001-2002

E lindur në vitin 1940, avokatja Mame Madior Boye, ështe e njohur për feminizmin e saj të theksuar dhe ka ngritur vazhdimisht çështjen e barazisë gjinore sa ishte udhëheqëse e Qeverisë. Posa ka lënë karrierën e saj në politik ajo ishte emëruar si përfaqësuese speciale e Unionit Afrikan për mbrojtjen e civilëve në vende me konflikte te armatosura.

Ajo po ashtu është themeluese dhe ishte presidente e Asociacionit të Avokatëve të Senegalit.

ROZA OTUNBAYEVA, Presidente e Kirgistanit, 2010-2011

Roza Otunbayeva ishte emëruar si Presidente e Kirgistanit në 2010 pas revolucionit të Prillit të po atij viti që rrëzoi Presidentin e deriatëhershëm, Kurmanbek Bakiyev.

E lindur në vitin 1950 Otunbayeva kë diplomuar në Filozofi në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe më pas ka drejtuar departamentin e Filozofisë në Universitetin Nacional të Kirgistanit për gjashtë vjet. Poste të tjera të saj politike dhe diplomatike janë edhe ato si; ambasadorja e parë e vendit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada dhe ambasadorja e parë në Mbretërinë e Bashkuar.

SHEIKH HASINA, Kryeministre e Bangladeshit, 1996 – 2001; 2009 – vazhdon

E emëruar për herë të dytë si kryeministre e vendit në vitin 2009, Sheikh Hasina vazhdon të jetë kryeministre e Bangladeshit. Ajo mandatin e parë e kishte fituar në vitin 1996 deri në vitin 2001. Është njëra nga pesë fëmijët e Shiekh Mujibur Rahman, themeluesi dhe Presidenti i parë i shtetit të Bangladeshit.

Ajo ka karrierë politike për më shumë se 40 vjet vite këto kryeministre edhe lidere e opozitës. Ajo ishte arrestuar në vitin 2007 nën akuza për shpërlaje parash, gjithsesi më vonë u kthye si kryeministre pas një fitore të thellë.

BENAZIR BHUTTO, Kryeministre e Pakistanit, 1988 – 1990; 1993 – 1996

Në vitin 1988 Benazir Bhutto – vajza e ish-kryeministrit pakistanez Zulfikar Ali Bhutto – u bë femra e parë e zgjedhur si shefe shteti në një vend mysliman. Me vetëm 29 vjet ajo u bë lider e PPP-së, partia e qendrës së majtë, një nga partitë më të mëdha në Pakistan dhe ishte e njohur për karizmin dhe inteligjencën e saj. Gjithsesi kontributi i saj si feministe është i komplikuar.

Derisa shpesh ka folur hapur për zhvillimin e femrave ajo nuk kishte arritur të zëvendësonte Sheriatin – rregullim ligjore që u ndalon disa të drejta femrave. Bhutto ishe e njohur botërisht dhe vrasja e saj në vitin 2007 kishte bërë një bujë të madhe.

KHALEDA ZIA, Kryeministre e Bangladeshit, 1991 – 1996; 2001 – 2006

E lindur në vitin 1945, Khaleda Zia, ishte femra e dytë në botën myslimane që është zgjedhur udhëheqëse e shtetit, pas Benazir Bhuttos.

Ajo ka qenë zonja e parë e Bangladeshit gjatë mandatit të burrit të saj Ziaur Rahman, ndërsa tani është lidere e Partisë Kombëtare të Bangladeshit. Ajo ka shërbyer kryeministre e vendi për më shumë se një dekadë.

AMEENAH FAKIM, Presidente e Mauritanisë, 2015 – vazhdon

Ameenah Fakim është emëruar Presidente e Mauritanisë me pesë qershor të vitit 2015 dhe është presidentja e gjashtë e vendit dhe femra e parë një vend me shumicë hindu.

Njëjtë si suksesi i saj në politikë Fakim është një shkenctare e respektuar dhe ka punuar edhe si Pro-dekane në Universitetin e Mauritanisë. Përkundër se ka vetëm një vit që ka filluar mandatin, Fakim ka treguar një vullnet të madh për luftimin e barazisë gjinore, sidomos duke evokuar për shkollimin e vajzave të reja. Ajo gjithashtu është marrë shumë me çështjen e ndotjes së ambientit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimin ekonomik në vendin e saj, njofton Klan Kosova.

 

 

Dikur – Gazeta Mapo


Po kerkon te blesh apo shesesh shtepi? Kerkoni shtepi, dyqan me qera?
Kemi mijera zgjidhje, lini kontaktet dhe kerkesen tuaj dhe ne do tju kontaktojme brenda 24 oreve te ardhshme:


Ndihesh i lodhur dhe pa energji gjate dites? Konsumo produkte bio. Kliko Bioearth.al send

loading...



close